Gazeta franceze “L’ Equipe” e hap me titull “Më e mira për në fund”. “France Futboll” e përshkruan me dhimbje kualifikimin e bluve në turin tjetër. “Blutë kualifikohen, por me dhimbje”.
Në Angli “The Guardian” shkruan “Golat e vonuar të Grizman dhe Payet çojnë Francën në 16” ndërsa për “The Sun” “Grizman dhe Payet janë heronjtë e organizatorëve të “Euro 2016”.
Në Itali “La Gazzetta dello Sport” e hap me titullin “Grizman dhe Payet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0”
Për “Sport Mediaset” Shqipëria është pothuajse e eliminuar pas dy humbjeve. “Franca blindon kalimin e grupit me Grizman dhe Payet, Shqipëria thuajse e eliminuar”.
“Corriere dello Sport”: “Franca në ekstrem, mund Shqipërinë 2-0 dhe fluturon në raundin tjetër”.
“La Republica”: “Shqipëria dorëzohet në fund, Franca kalon në raundin tjetër”.
Edhe në Spanjë ‘Marca’ e vendos theksin te minutat dramatike në fund që sollën fitoren e francezëve.
ma.me