Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë ndarë qëndrime krejtësisht të kundërta në raport me draftin SHBA-BE për Reformën në Drejtësi.
Ashtu siç pranoi variantin amerikan për Byronë e Hetimit, por u tërhoq pas presionit të Berishës, Lulzim Basha ka pranuar thelbin e draftit të ndërkombëtarëve, pa pretendimin e vendeve të rezervuara dhe bashkë me parashikimin e procesit të vetingut.
Shqiptarja.com shkruan se në asnjë rresht të propozimit zyrtar të Partisë Demokratike, në mes të muajit maji, për procesin e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk përmendet kërkesa për ndarjen e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Kualifikimit.