Gianni de Biasi u shfaq dukshëm i hidhëruar në ekran pas humbjes me Francën, duke thënë se Shqipëria meritoi më tepër. Megjithatë, tha se lojtarët e tij duhet të krenohen për lojën që bënë.
“Ishte një ndeshje shume e mirë dhe ishte mëkat qe nuk kemi mundur ta ruajmë deri në fund. Kemi merituar më shumë nga kjo ndeshje, pasi kemi treguar paraqitje fantastike”, tha trajneri.
ejet i zhgënjyer. Elseid Hysaj nuk fshihet dhe beson se fati ishte kundër Shqipërisë në humbjen përballë Francës.
Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj tha se provoi një zhgënjim shumë të madh.
“Zhgënjim shumë i madh, sepse luajtëm bukur dhe fati s’na ndihmoi në minutat e fundit. Por futbolli kështu e ka. Jemi këtu dhe Shqipëria duhet të jetë krenare. I falënderojmë tifozët për mbështetjen pas kësaj humbje, por ne kemi ardhur në këtë Europian për të bërë diçka më shumë.”
“Shpresa për kualifikimin kemi, duhet të mendojmë që të hymë në fushë, të vetëdijshëm se me Rumaninë është shpresa e fundit”, tha Hysaj.