Franca është e kualifikuara e parë e evropianit, pas fitores në ekstrem kundër Shqipërisë. Kuqezinjtë rezistuan deri në minutën e 90-të, kur Griezmann shënoi golin e parë. Në të 96-tën ishte Payet që shënoi golin e dytë.
Një paraqitje shumë e mirë e Shqipërisë në pjesën e parë, ndërsa e dyta u dominua nga Franca. Lajmi i mirë është se Shqipëria ende shpreson, pasi kalojnë katër të tretat më të mira. Por, i duhet të fitojë me Rumaninë.
***
Antoine Griezmann shënon për francezët në minutën e 90-të, pas një krosimi nga e djathta. 1-0 për Francën. Edhe pse ushtroi presion e pati disa raste, gjuajtja e Griezmann ishte e para në kuadrat për Francën.
***
Del Ajeti, hyn Frederic Veseli, debutues me kombëtaren, minuta 85. Duket se është një zëvendësim i detyruar për Ajetin, i cili luajti shkëlqyeshëm.
***
Shqipëria del në sulm prej dy minutash, duke fituar frymëmarrje, ndonëse nuk arrin të gjuajë në portë. Gjithsesi, është ulur pak ritmi i çmendur i francezëve.
Giroud zëvendësohet nga Gignac, minuta 77.
***
Hyn Taluant Xhaka, del Burim Kukeli, minuta 74.
***
De Biasi fut në lojë këmbë të freskëta. Odise Roshi hyn në end të Lilës, në minutën e 71-të.
***
Giroud godet shtyllën në minutën e 79-të, pas një gjuajtje me kokë. Pak më parë gjuajti jashtë, po me kokë, i lirë në zonë. Griezmann hyn në vend të Coman. Shqipëria mbahet, por Franca e ka vënë pothuajse me shpatulla pas murit.
***
Franca ka vendosur diktatin në fushë, teksa ushtron shumë presion, ndërsa kuqezinjtë bëjnë rezistencë. Deri tani janë mbajtur mirë, pa lejuar raste për vendasit, por është një lojë e rrezikshme, e zhvilluar para zonës së Berishës. Franca tregon superioritetin fizik, ndoshta ka ardhur momenti për zëvendësime. Minuta 65.
***
Karton i verdhë për Kukelin, i cili nuk luan ndeshjen tjetër. Faull taktik, për të mos lejuar Coman të dilte në kundërsulm.
***
E pafat Shqipëria, shpëton Franca. Krosim i Hysajt nga e djathta, Memushaj, ndër më të mirët në fushë, gjuan i bezdisur nga një mbrojtës, topi godet shtyllën nga e majta e Lloris. Minuta 50.
***
Franca e ka nisur vrullshëm, duke sulmuar me të gjitha forcat. Berisha del mirë duke grushtuar një top për Payet, por topi përplaset në fytyrën e francezit e kthehet në zonë, për fat të mirë aty nuk ka francezë.
***
Franca e nis në sulm dhe Coma për pak sa nuk shënon, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë. Pogba zë vendin e Martial.
***
Shqipëri fantastike ajo që u pa në 45 minutat e para të takim it në Velodrome. Rrjeta të paprekura dhe shumë pak raste për t’u shënuar, por kuqezinjtë shfaqen tejet të organizuar, luajnë mirë, nuk lejojnë hapësira, mbështesin njëri-tjetrin dhe sulmojnë plot besim përpara.
Franca në vështirësi dhe arrin të gjuajë drejt portës vetëm me goditje standard. Në një prej tyre, dalje e vendosur e Berishës, që nuk lejon Rami të gjuajë.
Pak më parë kishte qenë Sadiku që për pak centimetra nuk arriti të gjuante në portë topin e krosuar nga Hysaj, ndoshta edhe nga një prekje e lehtë e Martial, që e devijoi drejt portierit.
Lenjani rrezikon pas një goditjeje nga këndi, por Evra i mohon golin.
Shqipëria e mbylli në sulm, me një goditje nga këndi.
Publiku francez këndon Marsejezën për t’i dhënë zemër skuadrës, ndërsa Deschamps nxjerr në nxehje Paul Pogba.
***
E PABESUESHME! Evra shpëton portën pas një gjuajtjeje të Lenjanit. Goditje e lirë mashtruese për francezët, me top të ulët në zonë, gjuan Lenjani, Evra i mohon golin duke e devijuar jashtë. Minuta 40.
***
Super Berisha! Krosim nga një goditje e lirë nga e djathta e sulmit francez, Berisha del në momentin e duhur, duke i hequr topin nga koka mbrojtësit Adil Rami, i cili mund të shënonte. Një dalje e sigurt, e fuqishme, në antitezë të plotë me atë dalje të gabuar që solli golin e Zvicrës në ndeshjen e parë.
***
Armando Sadiku për pka sa nuk shënon, në minutën e 25-të, pas një aksioni të shkëlqyer. Lila kroson te Hysaj që shpërthen nga e djathta, kroson për Sadikun, por sulmuesi nuk e arrin për pak centimetra dhe portieri Lloris kontrollon topin. Rasti më i mirë i ndeshjes deri tani për të dyja skuadrat
***
Minuta e 20-të e ndeshjes midis Francës e Shqipërisë dhe kuqezinjtë luajnë të organizuar, pa i lejuar asnjë mundësi skuadrës vendase. Pas minutave të para me epërsi territoriale të “Gjelave”, Shqipëria sheh më tepër përpara dhe e qarkullon mirë topin, duke vënë në vështirësi francezët.
Vijon
D.I