Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sonte se shqiptarët meritojnë të jenë si të gjithë eropianët dhe dëshmi për këtë është futbolli elitar i lojtarëve shqiptarë dhe kosovarë.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, kryeministri Mustafa shprehet: Duke besuar në fitore, Kombëtarja tashmë e ka arritur qëllimin e saj primar. Futbolli dhe tifozët kuqezi, shumë prej tyre nga Kosova, kanë fituar famë pozitive dhe respekt në mbarë kontinentin tonë. Kemi arsye për festë sepse deri tani jemi shembullor në këtë kampionat.
“Ky eveniment i futbollit elitar dëshmoi se ne meritojmë të jemi të barabartë me të gjithë evropianët dhe të lëvizim lirshëm në Evropë, në kontinentin tonë. #ForcaShqipëri”, shkruan Mustafa.