Rumania barazoi me Zvicrën 1-1 në takimin e vlefshëm për finalet e Kampionatit Evropian të futbollit, grupi A.
Rumania kaloi e para në avantazh me Bogdan Stancu, i cili shënoi me penallti në minutën e 18-të. Edhe ndeshjen e parë me Francën, ekipi rumun shënoi golin e vetëm me penallti.
Në pjesën e dytë, Zvicra e përmirësoi ndjeshëm lojën dhe barazoi me Admir Mehmedin, në minutën e 57-të. (java / r.a)