Irina Shayk ka vendosur të flasë për fëmijërinë e saj, duke zbuluar disa gjëra që nuk diheshin më parë.
Supermodelja ka treguar se kur ishte e vogël, familja e saj në Rusi ishte në gjendje shumë të rëndë ekonomike. Ajo paguhej jo më shumë se një dollar në ditë.
Bukuroshja mblidhte domate dhe patate në qytetin e saj. Gjatë periudhës së verës ajo punonte në spital dhe merrte 20 dollarë për 30 ditë pune.
Ajo thotë se nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me atë spital, por tani është e lumtur sepse nuk merr por dhuron para atje. Irina ka shtuar se edhe pse filloi punë si modele, e ka pasur shumë të vështirë fillimin.