Në pesë vitet e fundit grekët kanë luftuar kundër krizës më të madhe ekonomike që ka përfshirë vendin ballkanik që prej shumë vitesh.
Me rroga dhe pensione të shkurtuara dhe me papunësi në rritje, shumë grekë kanë humbur gjithçka, madje edhe shtëpitë e tyre.
Sipas një analize nga shoqata ”Strehimi i të pastrehëve të qytetit të Athinës” (KYADA), 71 për qind e të anketuarve kanë mbetur pa shtëpi në pesë vitet e fundit.
Pak më shumë se një e pesta e të anketuarve kanë humbur shtëpitë e tyre vetëm gjatë vitit të fundit.
Gazetarët e Anadolu Agency (AA) dolën në rrugët e Athinës dhe biseduan me njerëzit që kërkojnë strehim në parqe dhe shtëpi të braktisura.
Shumë prej tyre kuptohet ngurronin të jepnin detaje për atë se si kanë ardhur në këtë gjendje dhe shumë prej tyre preferonin të mbeteshin anonimë.
Pavlos T. një ish-i punësuar 56-vjeçar në sektorin privat, tha se ka bërë gjumë të vështirë gjatë tetë muajve të fundit.
“Humba punën në një fabrikë ku punoja këto gjashtë vitet e fundit”, tha ai.
I divorcuar dhe baba, ai ka fituar 700 euro në muaj (784 dollarë), por nuk ka mundur të mbulojë shpenzimet me pagën e tij.
Humbja e punës po ashtu çoi deri te largimi i familjes së tij.
“Fëmijët e mi jetonin me ish-gruan time. Unë vazhdoja t’i mbështesë aq sa mundja…, por pas kësaj nuk kishte mundësi, humba kontaktet me ta”, tha ai.
Pavlos tani jeton në rrugët e Athinës, gjithmonë duke ndryshuar destinacionin.
Studimi i KYADA-s zbulon se mbi 62 për qind e të pastrehëve të qytetit janë grekë, ku shumicë dërrmuese janë të gjinisë mashkullore.
Jorgos, 48 vjeç, edhe ai një ish-i punësuar në sektorin privat pranoi se ka qenë edhe përdorues droge. Në gjendje të varfër, Jorgos thotë se ka shpenzuar të gjitha paratë për të marrë dozën e tij. (java / r.a)