Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë prezantimi për punën e realizuar në një vit. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj i cili deklaroi se nuk do të rpesin fundin e mandatit për të dhënë llogari para qytetarëve.
Ai tha se në fund të çdo viti pune do të organizohen fushata apo takime për të prezantuar bilancin e punës. Kjo sipas tij është marrëdhënie korrekte me qytetarët për të parë se ku jemi me premtimet.
“Ne po bëjmë bilancin e një viti punë, mbi ato që kemi arritur. Nuk duam të dalim pas katër vitesh kur shkojmë në fushatë, por po bëjmë një ballafaqim korrekt me qytetarët. Më vjen mirë që në një vit e kemi kthyer besimin e qytetarëve. Gjelbërimi dhe pastrimi i prek të gjtihë, Ne e kemi ndarë këtë punë në 3 departamente, 1 është që ka të bëjë me gjithë pastrimin, një janë hapësirat e gjelbra, dhe departamenti i tretë dnërmarrja e punëtorëve që merret me apstrimin në çdo lagje, rrugë e shesh”, tha Veliaj./a.m.