Dhjetëra mijëra palestinezë kanë mbetur të pafurnizuar me ujë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pasi kompania kombëtare për furnizimin me ujë në Izrael ka vendosur të ndal ujin për Bregun Perëndimor.
Ayman Rabi, drejtor ekzekutiv i Hidrologjisë në Bregun Perëndimot, ka deklaruar se në disa zona nuk ja ujë që 40 ditë, raporton Al Jazeera, transmeton koalb.com.
Shumica e njerëzve duhet të udhëtojnë nëpër fshatrat për t’u furnizuar me ujë.
“Njerëzit janë duke u mbështetur në blerjen e ujit ose e gjejnë atë nga burime alternative,” tha ai.
“Familjet janë të detyruar të jetojnë me dy, tre ose litra ujë në ditë,” shtoi ai. Qyteti Jenin, që cila ka një popullsi prej më shumë se 40,000 njerëz, tha se furnizimi me ujë fillimisht ishte përgjysmuar, ndërsa kanë fajësuar kompaninë izraelite për çdo tragjedi që mund të ndodh gjatë muajve të nxehtë të verës.
Sipas OKB-së, kërkesa minimale për ujë gjatë ditës është 7.5 litra, por në disa zona të Palestinës, ku temperaturat kalojnë mbi 35 gradë, kërkesa minimale është shumë më e lartë.
Që nga viti 1967, Izraeli ka kufizuar furnizimin e me ujë për palestinezët në në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, përgatiti lajmin “Koalb.com”. (b.an)