Kryeministri Edi Rama ka adresuar një mesazhnë mbështetje të lojtarëve të kombëtares shqiptare para ndeshjes që kuqezinjtë do të zhvillojnë sot përballë Francës në stadiumin “Vellodrome” të Marsejës.
Rama shkruan se sot të gjithë duhet dhe do të mëbshtesim kombëtaren cilido qfotë rezultati. Po ashtu, shefi i qeverisë inkurajon lojtarët teksa shkruan se asgjë s’është e pamundur, dhe duhet të luajnë të qetë.
Ja mesazhi i plotë i Ramës:
Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit… Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë #ForcaShqiperia në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”, shkruan Rama në rrjetin social./a.m.