Një rrëfim i ndjeshëm është postuar në adresë të faqes së këshillave në të përditshmen ‘The Sun’.
Një grua në të 40-at e saj ka treguar se ka filluar një aferë seksuale me mikun e djalit të saj 20 vjeçar pasi mori veshse burri i saj po e tradhtonte me një vajzë 18 vjeçare.
Pasi e kisheë përzënë nga shtëpia ajo ishte ndjerë shumë e vetmuar dhe miku i djalit kishte ardhur t’i shprehte keqardhjen për problemet familjare që po ndodhnin brenda familjes së shokut të tij, transmeton ORAinfo.
Lidhja e tyre kishte filluar kur pa dashje ishin puthur teksa po përshëndeteshin. Nga ai moment ata dy janë takuar fshehurazi dhe tani pa dashje edhe janë bërë prindër.
Gruaja ka shprehur hallin e saj duke thënë se ka dëshirë ta mbajë fëmijën por që i druhet reagimit të fëmijëve si dhe ka treguar që edhe i shoqi i saj po shqetësohet rreth rastit.
E redaksia i ka kthyer përgjigje duke i thënë se duhet të mendojë mirë për vendimin që do ta marrë pasi që babai i ri do të ketë sfida të shumta në përvojën e re dhe nuk dihet nëse do të mund t’i bëjë ballë imazhit të ri si babai i fëmijës së mikut të tij më të mirë.
Po ashtu afërsia e saj me burrin tradhtar tregon se ende ka shpresa që gjërat të përmirësohet mes tyre./Orainfo/a.m.