Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik pak orë më parë, se seksioni i Krimit Ekonomike në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për gjyqtarin Arjan Aliaj, personin i cili vendosi për pezullimin e kreut të policisë Haki Çako. Berisha, përmes një statusi në rrjetin e tij social, shkruan se ky është një akt antiligjor, pasi policisë së shtetit nuk i jepet me ligj hetimi i një gjyqtari. Ish kryeministri thekson se hetimi është porositur nga Kryeministri Edi Rama, me qëllimin e vetëm, hakmarrjen ndaj këtij gjyqtari. Berisha ka kërkuar reagimin e Presidentit Nishani, Prokurorisë dhe KLD-së në lidhje me këtë çështje.
“Hakmarrje gangesteresh puçist!
Edvin Shullazi nis kontrollin antiligjor, kriminal e policesk ndaj gjyqtarit Aliaj! Ai me mercenare me uniform merr pushtetin e KLD, Prokurorise se shtetit dhe ILDKP, konsumon keshtu grushtin e shtetit brenda shtetit.
Te dashur miq, mediat sapo njoftuan se, me urdher te Edvin Shullazit, drejtoria e krimit ekonomik te policise ka filluar hetimet ndaj gjyqtarit Arjan Ailaj per kontrollin e pasurise se tij dhe PER VENDIMET e dhena nga ai ne ceshtje pronash, bazuat ne ankesat e qytetareve. Duke mbeshtetur hetimin e cilitdo zyrtar, pa perjashtim, ne perputhje me ligjin denoj me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar policesk qe thyen ligjet dhe kushtetuten e vendit.
Ne Shqiperi ligjet parashikojne hetimin e pasurive dhe veprimtarise se cdo zyrtari. Ne rastin e gjykatesve hetimi i vendimeve mund te behet vetem nga institucioni kushtetues i Keshillit te Larte te Drejtesise ne bashkrendim dhe me ministrine e drejtesise. Kurse pasuria e gjykatesve sipas ligjit hetohet nga ILDKP dhe prokuroria e shtetit.
Kushtetuta dhe ligjet e vendit mbrojne cdo zyrtar dhe qytetar nga hetimi policesk i pa autorizuar nga prokuror ose gjykates.
Ngarkimi i policise me hetimin e vendimeve gjyqesore te gjykatesit eshte akt antikushtetues banditesk, eshte marrje nga policia e pushtetit te KLD. Kurse hetimi i paautorizuar nga prokuror apo gjykates i pasurive te gjykatesve apo zyrtarve te tjere subjekt i deklarimit te pasurive ne ILDKP eshte krim i shemtuar antikushtetues, eshte marrje nga policia e pushtetit te prokurorise dhe gjykatave si dhe ILDKP.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete grusht shteti brenda shteti u beje thirrje:
1-Presidentit te Republikes te nderhyje me te gjithe forcen e kushtetutes dhe ligjit qe puçistet te marrin vendin e merituar.
-Prokurorise se shtetit te vendos urgjentisht para ligjit Edi Ramen dhe mercenaret e tij te sojit te trafikantit Ardian Çipa, qe shkelin ligjet dhe kushtetuten e vendit
-Qytetareve shqiptar qe te ngrihemi me guxim per te mbrojtur ligjin dhe kushtetuten dhe te hedhim sa me pare puçistet dhe mercenaret e tyre aty ku e meritojne, ne koshin e plehrave! sb“- shkruan Berisha.