Kjo recetë është jashtëzakonisht efektive për trajtimin e kollit të vazhdueshëm, e gjithashtu është njëqind për qind natyrale dhe e sigurt për t’u përdorur nga fëmijët dhe të rriturit.
Karrotat janë shumë të shëndetshme për personat me diabet, si dhe tek persona që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, transmeton Telegrafi.
Çfarë i bën karrotat të shëndetshme për njeriun?
– Përmirësojnë imunitetin
– Përmirësojnë shëndetin kardiovaskular
– Ulin kolesterolin
– Parandalojnë kancerin
– Zvogëlojnë aknet
– Përmbajnë kalcium, gjë që përmirëson tretjen
– Janë burim i shkëlqyeshëm i vlerave ushqyese të cilat janë të nevojshme për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme
Përbërësit:
– Gjysmë kilogrami karrote
– Pak ujë
– Tri deri katër lugë gjelle mjaltë organike
I qëroni karotat dhe i zieni derisa të zbuten. Lëngun e fituar nga zierja e përzieni me karote.
Pastaj, i shtoni lugët me mjaltë në tasin ku gjendet lëngu i karotës.
Produktin e fituar e vendosni në një vend të ftohët dhe e përdorni si shurup, nga tri deri katër lugë gjelle në ditë. Shurupi do ta eliminoj mukusin në mushkëri dhe do ta zbusë kollin menjëherë! /