Sërish panik dhe frikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas sulmit terrorist në një lokal nate në Orlando ku mbetën të vrarë 50 persona, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në Texas.
Sipas autoriteteve dhe mediave vendase, ka pasur të shtëna në një qendër tregtare.
Dyshohet se personi i armatosur ka marrë disa pengje brenda godinës e cila tashmë është rrethuar nga forcat e rendit.
Departamenti i Policisë së zonës ndërkohë konfirmon se nuk ka viktima dhe se oficerët kanë hyrë brenda qendrës tregtare. po ashtu sipas policisë nuk ka më të shtëna.
/a.m.