Një valixhe e dyshimtë e vendosur në afërsi të stadiumit “Velodrome” ku do të luajë Kombëtarja shqiptare nesër mbrëma me Francën, është raportuar të martën në polici në orët e paradites së sotme, raporton mediat franceze.
Valixhja e zezë është gjendur në “Place du Prado”, duke e detyruar policinë ta mbyllë rrugën për disa minuta në “Boulevard Rabateau”.
Duke marrë masa paraprake, policia vendosi që ta hedhë në erë bagazhin në fjalë me shpërthim të kontrolluar.
Nesër Shqipëria do të luajë me Francën në Marseille, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve, në ora 21:00./a.m.