Të paktën 26 protestues janë plagosur pasi u përleshen me policinë në Paris.
Protesta të shumta po ndodhin tash e një kohë të gjatë, kështu për të kundërshtuar reformat e punës të vendosura nga qeveria franceze.
Zyrtarët policorë kishin hedhur gaz lotsjellës në drejtim të huliganëve të maskuar të cilët gjithashtu ishin pjesë e protestës.
Policia konfirmon se ka arrestuar 15 persona, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.
Mijëra persona kanë marrë pjesë në këtë protestë që u zhvillua në qendër të kryeqytetit francez. (b.an)