Pjesa e pasme në një iPhone Apple mund të jetë një gjë që i përket të kaluarës, në sajë të një projekti të Apple për një telefon me ekran 360 gradë.
Apple i është dhënë leja të martën për një ekran 360 gradë, i cili do të lejojë të vendosë shfaqje në të gjitha anët e një iPhone: para, prapa dhe anësh.
“Një ekran përreth gjithë telefonit rrit ndjeshëm zonën e ekranit në dispozicion që mund të përdoret për shfaqjen e ikonave, të dhënave, imazheve, video etj.”, tha Apple.
Aplikimi i ekranit 360 gradë nga ana e Apple do t’i lejojë klientët të luajnë video games apo të shikojnë video që do të shfaqen në të dy anët e telefonit.
Të gjitha çelësat që aktualisht gjenden në anën e iPhone do të bëhen virtualë, në vend të butonave fizike, sipas aplikimit për marrjen e lejes për ekranin e ri. Këto çelësa, të tillë si kontrolli i volumit, mund të zgjerohen në përmasa./ krokodili.al/ a.k