Avokati i Kryebashkiakut të Kavajës, Elivis Roshit, ka ritheksuar sot se dosja e paraqitur nga prokuroria nuk përmban asnjë provë, që mund të çonte në fajësin e klientit të tij.
Avokati Theodhori Sollaku, i njohur në vendin tonë, si ish-kryeprorkuror, pas një vizite gjysmë orësh me klientin et ij ka thënë se sipas ligjit në fuqi dëbimi nuk është e nevojshme të deklarohet.
“Dosja për Elvis Rroshin nuk ka asnjë provë dhe është e bazuar në informacione policore. Bëhet fjalë për dëbimin nga Zvicra. Por në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk ka nevojë të deklarohet dëbimi pasi Zvicra nuk është vend i BE”, tha Sollaku.
(java / r.a)