Operacioni në zemër ndaj ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i moshës 79 vjeçare, filloi sot në mëngjes, njoftoi spitali “San Raffaele” i Milanos në një komunikatë.
“Në orën 08:00 (06:00 GMT) këtë mëngjes, operacioni për zëvendësimin e valvulës së aortës së zemër së persidentit Silvio Berlusconi filloi”, njoftoi spitali.
“Operacioni pritet të zgjasë rreth katër orë dhe Berlusconi do të kalojë dy ditë nën kudjes intensiv, më pas duhet të qëndrojë në pushim për disa javë”, theksoi spitali. (java / r.a)