Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga Eurostat e cila në raportin e fundit thekson se Shqipëria ka lënë pas vende si Bullgaria dhe Islanda sa i përket çmimit të energjisë. Sipas raportit, në Shqipëri paguhet mesatarisht 11.6 cent për kilovat në orë. Situata paraqitet ndryshe në Kosovë, pasi ky vend ka çmimin më të ulët në Europë për qytetarët dhe bizneset të saj.
Në Kosovë për 1 kilovat orë paguhet mesatarisht 5.5 cent, një çmim dy herë më i ulët se Shqipëria, vend nga ku Kosova e importon energjinë.
Ndërkaq, në Serbi energjia elektrike paguhet 6.1 cent për kilovat në orë, në Maqedoni 6.76 për kilovat në orë, Bosnje dhe Hercegovinë me 7.9 kilovat në orë, dhe në Mal të Zi me 8.83 për kilovat në orë.