1928 – Ka lindur politikani argjentinas dhe revolucionari Ernesto “Che” Guevara. Si një luftëtar i pakompromis për drejtësi ka fituar popullaritet të madh, veçanërisht në mesin e të rinjve. Ai mori pjesë në revolucionin kuban dhe ishte ministër në qeverinë e Fidel Kastros (1961-65). Në nëntor të vitit 1966 ai u bë udhëheqës i gueriles në Bolivi dhe në tetor të vitit të ardhshëm u kap dhe u vra.
1777 – Kongresi i SHBA ka pranuar si zyrtar, flamurin shtetëror me “yje dhe vija” që është modernizuar disi ne ditet tona, por që gati njësoj përdoret edhe sot.
1800 – Napoleon Bonaparte mundi trupat austriake në betejën vendimtare të Marengo në Itali.
1837 – Në Napoli, vdiq shkrimtari italian Leopardi (Giacomo), poeti më i madh lirik i romantizmit italian dhe një nga poetët më të rëndësishëm të Evropës të shekullit XIX të poezisë ( “Silvia”, “Dialogë dhe Ese” “Zibaldone”, ditari “Mendimet”). (b.an)