Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme që po vazhdon të mbahet edhe në këto momente, ka vendosur që ta shpallë “Qytetar Nderi”, zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Bidenin.
Këshilltarët komunalë gjilanas thanë se Biden ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shqiptarët, ndërkaq kjo seancë nuk kaloi edhe pa kritika.
Kuvendi, i cili përbëhet nga gjithsejtë 35 anëtarë, me 17 vota për, ka shpallur “Qytetar Nderi” Joseph Bidenin, citohet Koha. (b.an)