Paul Pogba mund të ulet në stol për ndeshjen kundër Shqipërisë nesër në Marsejë, pas paraqitjes zhgënjyese kundër Rumanisë, në ndeshjen e hapjes së Euro 2016. Trajneri Didier Deschamps mund të ndjekë të njëjtën praktikë si dy vjet më parë në Brazil, kur mesfushori i Juventusit u zëvendësua nga Moussa Sissoko në ndeshjen e dytë, fituar 5-2 me Zvicrën.
Pogba nuk ishte i vetmi që zhgënjeu, pasi edhe sulmuesi Antoine Griezmann nuk arriti të linte shenjën e tij. Por mesfushori, i ngritur në qiell si një nga yjet më të mëdhenj të kompeticikonit, u kritikua kryesisht për shfaqje të tepruara të panevoshjme.
Ndërkaq, dy yjet e fitores së parë, Dimitri Payet dhe N’Golo Kanté, do të udhëheqin skuadrën në kërkim të fitores kundër kuqezinjve të Gianni De Biasit.
D.I.