Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e sotme drejt Marsejës ku nesër në mbrëmje do të luajë edhe ndeshjen e dytë në kampionatin Europian ndaj Francës.
Kuqezinjtë janë nisur me çarter në orën 11:00 dhe do të zhvillojnë pasdite seancën e fundit stërvitore.
Trajneri De Biazi do të bëjë edhe piketimet e fundit në formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, ndërsa lojtarët janë optimistë se mund të marrin një rezultat pozitiv. (java / ra.)