Servet Pëllumbi, në urimin e tij me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, i kujton lidershipit të saj që të mos harrojë historinë si dhe të përmbushë me sukses detyrat që ka marrë nga mandati për të qeverisur.
“I uroj gëzuar festën Partisë Socialiste dhe të gjithë socialistëve! Partia Socialiste të mos harrojë historinë e saj dhe të përmbushë me sukses detyrat e mëdha që koha i ka dhënë në këtë mandat shumë të rëndësishëm të pushtetit!”, u shpreh profesori në mesazhin e tij në këtë jubile të Partisë Socialiste.
Edhe një vit më parë, në festimet për 24-vjetorin e krijimit të PS-së, profesor Pëllumbi e lidhi fitoren e PS-së me punën e strukturave të saj.
“Mesazhi për këtë festë ishte që 25-vjetorin do ta festojmë me 150 mijë anëtarë të PS-së. Për mua ky është urimi më i mirë që duhet mbështetur me të gjitha forcat. Kjo tregon se nuk ka fitore nëse injorohet partia. Unë këtë mendim e kam thënë dhe para zgjedhjeve”, tha Pëllumbi një vit më parë.
Tema/d.i.