Si pjesë e një aplikacioni të ri që do të gjurmojë shëndetin tuaj riprodhues, Apple ka shtuar një opsion për të gjurmuar aktivitetin tuaj seksual.
Kur përdoruesit klikojnë në aplikacion, aty mund të regjistrojnë se kur kanë bërë seks dhe a kanë përdorur mbrojtje.
Ashtu si në aplikacionet e tjera që regjistrojnë të dhënat tuaja shëndetësore, edhe në aplikacionin për seksin përdoruesit duhet të japin të dhënat të tyre në formë të grafikoneve.
IOS 9, i cili do të përmbajë këtë opsion do të lançohet në shtator të këtij viti dhe gjithashtu do të përmbajë edhe një opsion të quajtur “asistent inteligjent”.
Programuesit tashmë e kanë projektuar softuerin dhe përdoruesit e apple IOS do të mund ta kenë në dorë një version të tij si pjesë e programit beta.