Policia e Shkodrës bën me dije se uvetëdorëzua shtetasi Eduart Hulej, 33 vjeç, banues në Plezhë të Vaut të Dejës.
Më datë 9 tetor të vitit të kaluar Hulaj ka vrarë me armë zjarri automatik, të riun me iniciale L.Gj, banues në Vauun e Dejës, 24 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në datë 13 tetor 2015 ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa lejë” për 33-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.m.