Partia Demokratike reagoi në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.
Nëpërmjet një deklarate për mediat PD thekson se tashmë po tregohet se ligji i dekriminalizimit funksionon. Sipas selisë blu ra modeli i diskretituar i Edi Ramës.
Deklarata e PD-së
I diskredituari Elvis Rroshi, modeli i Edi Ramës për pushtetin lokal, edhe pse pati dhe e ka edhe sot mbrojtjen e pakursyer të shefit të rilindjes, ra në më në fund, sepse dekriminalizimi po funksionon.
E megjithatë, ai gjen sërish kurajon të kërcënojë, dhe thotë se nuk e lëshon Bashkinë e Kavajës, sikur ta ketë pronën e tij, sikur ta ketë hambarin personal.
Sigurisht, çdokush e di se ato janë fjalët, janë qëndrimet, janë kërcënimet e Edi Ramës, që shprehen përmes zëdhënësit të tij për dekriminalizimin, Elvis Rroshi.
Por i dënuari në disa vende të Europës, për drogë e përdhunim, përdoruesi i 5 emrave, falsifikuesi i formularit të dekriminalizmit, dhe shefi i tij Edi Rama, shpejt do ta kuptojnë se po vjen fundi i krimit në politikë. Dhe do të përballen me ligjin deri në fund.
Rroshi është turpi i Edi Ramës, i Kavajës, i Shqipërisë. Me kandidimin dhe rikandidimin e tij, Rama poshtëroi qytetarët e vendit. Por më në fund, e drejta triumfoi.
Dekriminalizimi u vu në jetë, dhe dekriminalizimi është në shërbim të vendit, të çdokujt, të majtë e të djathtë e të paparti, që kërkon të ketë në bashki, në zyrat publike, në krye të vendit, përfaqësues me dinjitet e integritet, dhe jo trafikantë, vrasës, tutorë, përdhunues, të cilët populli nuk i do dhe nuk i deshi për asnjë moment, por që Edi Rama ua imponoi me forcë./a.m.