Nuk ka asnjë provë të qartë se vrasësi i Orlandos ka qenë i instruktuar nga terroristët apo ka qenë pjesë e një komploti më të gjerë, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama.
“Kemi të bëjmë me një ekstremizëm të rritur brenda kufijve kombëtarë”, theksoi Obama duke shpjeguar se bëhej fjalë për diçka të ngjashme me ngjarjen e San Bernardinos.
”Armët që ky vrasës posedonte nuk ishin të vështira për t’u gjetur”, tha ai.
“Rreziku i kësaj lloj ngjarjeje qëndron te degjenerimi i çështjes te debati lidhur me domosdoshmërinë që kontrolli në përgjithësi të armëve të zjarrit të shihet si një pengesë në luftën kundër terrorizmit”, shtoi presidenti Obama./a.m.