Në akset kombëtare në pjesën më të madhe nuk ka problem me qarkullimin.
Nga komunikimi me specialistet e Drejtorive të Rajoneve situata në akset kombëtare paraqitet si më poshte:
Në Rajonin Verior Shkodër: në aksin Fushë Arrëz – Qafe Benë, ka ndodhur një shembje masive e një shkëmbi, që ka bllokuar rrugen. Firma kontraktore po punon për hapjen e rrugës, por shembja vazhdon të agravohet.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Janë eleminuar problemet në Labinot dhe tek Shkëmbi i Kavajës dhe Mali i Robit. Uji është larguar nga rruga me anë të pompave.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Janë eleminuar problemet në Radhimë e Dhërmi, dhe tani qarkullimi është normal në të gjitha akset./a.m.