Të paktën dy persona janë plagosur pasi një person qëlloi me armë drejt një kampi refugjatësh në Gjermani.
Sulmuesi 21 vjeçar ka qëlluar me pushkë nga banesa e tij, nga kati i katërt drejtë kampit, të cilin e kishte vetëm një metër larg nga ndërtesa e banimit, shkruan RT.
Sulmi ndodhi në Lingen të Gjermanisë, ku thuhet se një fëmijë 5-vjeçar dhe një sirian 18 vjeçar u plagosën.
Policia, megjithatë, nuk e kanë arrestuar ende të dyshuarin me pretekstin se “nuk ka bazë për arrestim”. Kështu ka thënë një zëdhënës i policisë për AFP-në./a.m.