Një 48-vjeçar u arrestua nga policia pasi kishte plagosur me sqepar kunatën e tij 26-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në Fier në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, ku Artur Sheme qëlloi me sqepar duke i thyer klavikulën (pjesën e sipërme të shpatullës) kunatës së tij, E.Çibuku, 26 vjeçe, banuese në Kuman.
Mësohet se ngjarja të ketë ndodhur pas një debati të ashpër me fjalë për motive pronësie mes dy vëllezërve, ku ka ndërhyrë dhe e reja.
48-vjeçari ka humbur durimin dhe ka qëlluar me sqepar nusen e vëllait.
Ai u vu në pranga nga policia nën akuzën e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”./a.m.