Mario Balotelli është përfshirë në një sherr duke u gdhirë e shtuna, pranë një lokali në Lonato del Garda, në zonën e Breshias. Lajmin e ka dhënë e përditshmja lokale Brescia Oggi. Një 33-vjeçar ka humbur tre gishta të njërës dorë, në përpjekje për të ikur, duke u kapur te aparati i kontrollit të biletave në autbosin me të cilin kishte mbërritur në lokal, bashkë me miqtë e tij. Sherri ka nisur për shkak të disa komenteve në adresë të sulmuesit, i cili ishte me vëllanë, Enoch.
“Asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk ka asgjë për t’u thënë”, deklaron për agjensinë ANSA Enoch Baruawh. Mbetet për t’u sqaruar përfundimisht roli i dy vëllezërve në sherr.
d.i.