Mbështetësit e teorive të konspiracionit thonë se, në vend të kësaj, bëhet fjalë për zërat që prodhohen nga HAARP, arma sekrete amerikane për kontrollimin e klimës.
Sido që të jetë, një zhurmë e çuditshme, e ngjashme me zërin e borisë, gjithnjë e më shpesh është duke shqetësuar alpinistët dhe banorët e fshatrave malore afër Salzburgut. Këtë dukuri misterioze nuk ka qenë në gjendje që ta shpjegojë as “NASA”, shkruan gazeta austriake “Heute”
Zhurma ngjan në zërin e borisë, apo të ndonjë orkestre më të vogël, por edhe në zërin e balenave dhe manovrimit të trenit nëpër shina.
Disa shkencëtarë thonë se ky zë është pasojë e ndryshimeve në presionin atmosferik. Ka edhe të tillë që në tërë këtë mesele shohin jashtëtokësorët. Dihet se librat hyjnorë paralajmërojnë zërin e burisë, si parashenjë të kiametit.