Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vajzash ditën e djeshme në Elbasan. Në videon e dërguar nga raportuesit e Jetaoshqef.al dy vajza kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që kapnin njëra-tjetrën për flokësh, gjuanin shqelma, si dhe ofendonin me fjalor shtëpie. Siç duket shumë njerëz, gra, burra e të rinj janë bashkuar, disa për t’i ndarë, disa për të bërë tifo dhe të tjerët thjesht për të shijuar “spektaklin”.
Megjithëse disa burra kanë ndërhyrë për t’i ndarë shumë herë, vajzat nuk kanë ndalur, por kanë gjuajtur njëra-tjetrën pa mëshirë. Sipas raportuesve, arsyet që kanë çuar këto dy vajza në këtë gjendje janë banale dhe asgjë nuk e justifikon sherrin dhe dajakun që elbasanlliet i dhanë njëra-tjetrës.