Tre deputete të Partisë Demokratike kanë vizituar kullën ku ka lindur, siç e quan demokratja Albina Deda, “lideri i madh i demokratëve”.
Mesa duket Deda, Arbiola Halimi dhe Irma Kopliku kanë harruar se kryetari i tyre Lulzim Basha ka patur ditën e djeshme ditëlindjen, pasi në vend të saj, demokratet kanë përfituar nga rasti për të shkuar tek kulla e Berishës në Tropojë… ose mbase kjo ka qenë mënyra e tyre për të festuar ditëlindjen e liderit të opozitës…
“Sot nje vizite tek kulla ku lindi e u rrit lideri i madh i demokrateve Dr. Berisha”, shkruan deputetja Deda./ java. a.k