Gjatë muajit të ardhshëm, në Kinë do të hapet për publikun një urë ku kalohet nëpër panele xhami.
Krijuesit e strukturës që lidh dy brigjet e kanionit Zhangziazie, e kanë ftuar gazetarin e BBC-së për të testuar fortësinë e xhamave të vendosur, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar, shihet Dan Simmons teksa godet me çekanin e madh panelin e tejdukshëm, duke e plasaritur.
Megjithatë, xhami nuk thyhet dhe ai qëndron sipër pa problem.
Në këtë formë po tregohet se ura që qëndron në lartësi 340 metra lartë tokës, është e sigurt për personat që duan të kalojnë nëpër të.orainfo