Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar për këdo të interesuar për bursa studimi, që të aplikojë për programin Hubert H. Humphrey. Programi përfshin një trajnim 1 vjeçar në SHBA. Bursa e studimit jepen për një larmi degësh, si agrikulturë, komunikim/gazetari, banking, financë, ligj dhe të drejtat e njeriut, etj.
“Nëse jeni një profesionist në mes të karierës suaj profesionale, i/e përkushtuar në shërbimin publik dhe dëshironi të përparoni profesionalisht dhe të angazhoheni më shumë në dobi të komunitetit tuaj aplikoni për programin Hubert H. Humphrey. Takoni profesionistë të tjerë nga mbarë bota, studioni së bashku dhe kthehuni në Shqipëri për të luajtur rolin tuaj. Aplikoni tani për bursën Humphrey deri më 15 qershor 2016.
Për më shumë informacion vizitoni: http://goo.gl/DfEqH8“- shkruhet në faqen në rrjetin social të Ambasades se SHBA.