Zv/kryeministri Niko Peleshi ka qënë sot mes banorëve te Pustecit në sheshin e rikonstruktuar hijshëm nga programi i Rilindjes Urbane.
Zv/kryeministri Peleshi ftoi qytetarët, pasionatët e natyrës, turistët dhe vizitoret qe te vijne ne këto zona të mrekullueshme, rreth liqeneve të Prespes.
“Sot një ditë me banorët e Pustecit, në sheshin e rikonstruktuar hijshëm nga programi i Rilindjes Urbane. Ejani në zonën e mrekullueshme të Prespës, ku një komunitet që jeton mes bukurive të natyrës, rreth liqeneve te Prespes, është i gatshëm t’ju mikpresë :)”, shkruan Peleshi.