Facebook ka vendosur që t’i bindë njerëzit ta shkarkojnë aplikacionin Moments, duke i kërcënuar me fshirjen e mijëra fotove nëse nuk e bëjnë.
Kjo bëhet e ditur pasi Facebook fshiu veçorinë e sinkronizimit të fotografive në aplikacionin kryesor.
Prej vitit 2012, aplikacioni i Facebook ishte në gjendje që automatikisht të ngarkonte fotografi nga kamera lokale e celularit në një album privat në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Aty fotografitë mbaheshin për të mos zënë hapësirë, por edhe për ta pasur më të lehtë që të shpërndahen më vonë publikisht në Facebook.
Vegla e sinkronizmit tani është larguar nga Facebook dhe është dërguar në aplikacionin Moments. Facebook e ka bërë të qartë muaj më parë se kjo do të ndodhte