Stresi zvogëlon në masë të madhe rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe e bën atë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të ndryshme. Natyra, megjithatë është përkujdesur për të zbutur të gjitha pasojat e tij të dëmshme. Këto ushqime si më poshtë zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe artritit, por ato duhet të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur.
– Avokado zvogëlon kolesterolin:
Një avokado në ditë ruan zemrën dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm, sipas një studimi britanik të kohëve të fundit. Avokado përmban yndyra të shëndetshme që zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq. Kjo zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjen në tru.
– Peshku zvogëlon rrezikun e artritit:
Konsumimi i rregullt i peshkut redukton rrezikun e artritit reumatoid, kanë konfirmuar hulumtimet 15-vjeçare tek femrat. Femrat që për çdo javë kanë ngrënë të paktën një racion peshk kishin një rrezik 52 për qind më të ulët të zhvillimit të kësaj sëmundjeje.
Për këtë kanë meritë acidet yndyrore omega-3 që zbusin inflamacionet dhe zvogëlojnë rrezikun nga ngurtësia. Mishi i peshkut ndikon në ndërtimin e muskujt dhe redukton rrezikun e lëndimeve, por me kalimin e moshës trupi ka tendencë ta absorbojë atë me vështirësi kështu që në moshë të shtyrë lind nevoja për sasi më të mëdha të peshkut sesa në rini.
ma.me