Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka surprizuar me deklaratat e tij në lidhje me një banderolë për Çamërinë në stadiumin e Lensit, ku luajti Shqipëria me Zvicrën.
Në banderolë thuhej se Greqia ka bërë gjenocid ndaj popullsisë çame në Greqi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë që Greqia reagoi duke e quajtur si provokim ditën e djeshme banderolën, Kotzias ka folur për mediat greke duke thënë se banderola është vendosur nga turqit.
Ai thotë se edhe sikur të ishte e vërtetë që Greqia ka bërë genocid, nuk kanë qenë 100 mijë çamë, por 18 mijë çamë që bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së II Botërore.
“18 mijë çamë bashkëpunuan me nazistët. Edhe sikur të ishim kaq të këqinj, nuk kanë qenë 100 mijë çamë”, u shpreh Kotzias.
Panorama/d.i.