Vandalizma në Marsejë, para dhe pas ndeshjes midis Anglisë dhe Rusisë, mbyllur në barazim 1-1. Përplasjet midis tifozerive kundërshtare, por edhe as marsejeze, si dhe me policinë, nisën që dy ditë para takimit, për të arritur kulmin mbrëmë, me sherret brenda stadiumit.
Këtë herë ishin huliganët rusë ata që e nisën të parët, duke sulmuar anglezët në stadium. Në minutat e fundit të takimit, rusët drejtuan fishekzjarrët nga anglezët, ndërsa pas golit të barazimit shumë prej tyre kaluan kangjellat e ndarjes së tifozëve.
d.i.