Eshtë konfirmuar në mbrëmje takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, i kërkuar nga kreu i Kuvendit. Takimi do të zhvillohet në Rogner sot paradite në oren 11, pas ndërhyrjes së eurodeputetit Kukan.
Burime te mirëinformuara njoftojnë se dy krerët politikë do të shkojnë me stafet e tyre. Megjithëse Meta deklaroi se e ka marrë nismën për të takuar Bashën nga pozita e kryetarit të Parlamentit, mësohet se ai është kujdesur që në takim të mos ketë asnjë deputet të aleatit kryesor, PS.