Në momentin kur të gjithë e kemi mendjen te ndeshja, rezultati i saj dhe komentet rreth lojës së Kombëtares tonë, pothuajse shumë prej nesh nuk e vunë re këtë detaj nga Sali Berisha që mund të konsiderohet pa frikë gafa më e madhe në këtë ndeshje.
Mjafton të shikoni foton me vëmendje dhe do ta kuptoni që fotoja që ish-kryeministri Berisha ka publikuar për të komentuar rreth ndeshjes së sotme, madje konkretisht kartonin e dytë të verdhë ndaj Canës nuk ka lidhje me ndeshjen. Kjo foto është një moment i shkëputur në një ndeshje Angli-Zvicër.
E dimë që ish-kryeministri nuk i ka mirë punët me futbollin, por një gafë e tillë, sidomos sot dhe pikërisht në këtë ndeshje, nuk pritej. Fundja mjafton që e di se ishte Cana ai që mori kartonat e verdhë e jo Xhaka./Jetaoshqef.al