Ekipi i yllit të Real Madridit, Uellsi, fitoi sot kundër Sllovakisë në stadiumin “Nouveau Stade de Bordeaux” me rezultatin e ngushtë 2-1.
Ndeshja e vlefshme për grupin B u luajt në prani të 42 000 spektatorësh, ku golin e avantazhit e shënoi Gareth Bale në minutiën e 10-të, Ondrej Duda barazoi në minutën e 61-të për Sllovakinë ndërsa golin e fitores për ekipin e Uellsit e shënoi Hal Robson-Kanu në minutën e 81-të.