Ndeshja Shqiperi-Zvicer beri bashke shume tifoze sot. Nje numer i madh syresh e ndoqen ate me emocion ne ambientet e “Tirana Fan Zone”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko iu bashkuan tifozeve qe e pane ndeshjen nga ekranet gjigante në sheshin “Nënë Tereza”.
Por, nga ana tjeter kreu i opozitës, Lulzim Basha kishte zgjedhur si shoqerues per te ndjekur ndeshjen kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duke paralajmëruar kështu edhe një aleancë të ardhshme politike.
Me sa duket, Basha ka dashur te vertetoje edhe nje here ate shprehjen e famshme se “fituesit rrine me fituesit, kurse humbesit me humbesit”. Nëse në zgjedhjet e ardhshme aleancat do të jenë ashtu siç edhe u paraqitën sot, ë djathtës do t’i duhet të rrijë gjatë në opozitë.