Legjenda franceze, Thierry Henry ka mbetur i impresionuar me paraqitjen që e shfaqi Shqipëria ndaj Zvicrës, përcjell Zëri.
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës thotë se më shumë i pëlqeu klubi Kuqezi sesa vetë fituesi i këtij dueli, Zvicra.
“E kam thënë edhe më herët se Franca nuk do të ketë ndeshje të lehta në këtë grup dhe ne e kemi parë këtë. Isha më shumë i impresionuar nga Shqipëria sesa nga Zvicra, e cila fitoi”, ka thënë Henry për BBC. (b.an)