Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Zvicër, ku kombëtarja shqiptare pavarësisht një loje të bukur u mund me rezultatin 1 me 0, artistë të shumtë kanë hedhur flamurin kuq e zi në çdo status, por ndryshe ka bërë Shkëndije Mujaj.
Ajo ka postuar në Instagram flamurin e Zvicrës, ku sigurisht komentet kanë qenë të shumtë kundër këtij veprimi, duke e ofenduar madje, shprehet Zëri. (b.an)